Grabitja dhunshme në Fier, ja vendimi i Gjykatës për tre personat

528
Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë për tre autorët e grabitjes së pikës së këmbimit valutor, ku mbeti i plagosur rëndë 53 vjeçari Agur Vrenozi, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Tre të akuzuarit janë Zini Fyraj 37 vjeç dhe Lulëzim Demiraj nga Vlora si dhe Dashamir Gergali 41 vjeç nga Fieri. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së premtes së 2 marsit 2018.
Rreth orës 10:55 minuta, tre personat me armë dhe me maska grabitën pikën e këmbimit valutor në pronësi të Gezim Hoxhës, cili së bashku me bashkëshorten bëri rezistencë dhe kërkoi ndihmë.
Por i vetmi që u shkoi në ndihmë ishte pronari i ndërtesës Agur Vrenozi.
Dy burrat janë përleshur me dy grabitësit të cilët qëlluan të paktën dy herë me armë zjarri. Një plumb kapi në kokë 53 vjeçarin Vrenozi, ndërkohë Gëzim Hoxha mori dëmtime me sende të forta.
Autorët u larguan nga vendngjarja me një makinë me targa të falsikuara, duke marrë edhe një sasi parash.
Nën ndjekjen e policisë, autorët braktisën mjetin dhe u vënë në pranga në fshatin Baltëz. I pari në lumin me të njëjtin emër, i dyti pranë Urës së fshatit dhe i treti i fshehur në një banesë.
Sigal