Grabiti e vrau fermerin italian, 23 vjet burg dibranit

276
Sigal

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere në provincën e Campanias ka dënuar dje me 23 vjet burg një shtetas shqiptar, Argit Turshilla, për vrasjen e një sipërmarrësi bujqësor, Pasquale Guarino, si dhe grabitjen e kryer në dëm të të njëjtit person.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 23 shtator 2015, kur një bandë kriminelësh vranë fermerin italian, pasi i grabitën të gjitha fitimet e ditës nga shitja e produkteve bujqësore.

Sipas prokurorisë, ishte pikërisht Argit Turshilla një nga përgjegjësit kryesorë për krimet e mësipërme.

Ndaj tij u lëshua një mandat ekstradimi ndërkombëtar më 6 tetor 2017 nga gjykata e Santa Maria Capua Vetere, me kërkesë të prokurorisë.

Pas disa muaj kërkimesh, më 18 mars 2018 ai u arrestua nga policia e Dibrës, në zbatim të mandat-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga shtetit italian dhe u ekstradua në vendin fqinjë.

Turshilla është dënuar edhe me dëmshpërblim të gruas dhe dy fëmijëve të fermerit me nga 100 mijë euro secili.