Grabitet një tjetër turiste në Sarandë, pranga 35-vjeçarit, ja çfarë i vodhi polakes

544
Një tjetër turiste ka rënë pre e vjedhjeve në qytetin e Sarandës.
Sipas policisë, një turistes K.B. nga Polonia i është vjedhur celulari. Ndërkohë autoritetet kanë identifikuar hajdutin, dhe ai është 35-vjeçari E.B. nga fshati Gjashtë.
“Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.B vjeç 35, banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, i ka vjedhur celularin shtetases K.B, vjeç 47, banuese në Poloni, turiste. Punohet për kapjen e E.B. Neni 134/1 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal