Grabitet kazinoja në Tiranë, grabitësi kapet pas pak orësh me paratë në xhep

469
Mbrëmjen e së enjtes, në Tiranë është grabitur një kazino. Grabitësi ka kërcënuar me thikë, punonjësin e kazinosë dhe ka rrëmbyer një sasi parash. Por, vetëm pas pak orësh, ai është zbuluar dhe arrestuar me paratë në xhep. Ai quhet Drilon Niko.
Njoftimi i POlicisë së Tiranës:
Shërbimet e policisë të komisariatit nr. 3, arrestuan shtetasin Drilon Niko, 30 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi në mbrëmjen e datës 14.09.2017, ky shtetas nën kërcënimin e thikës i ka marrë punonjësit të një kazinoje të kryeqytetit një shumë lekësh. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 139 dhe 279 të Kodit Penal.
Sigal