Grabitet automjeti në Patok, çiftit i vjedhin një shumë të madhe parash

583
Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një automjet në Patok të Lezhës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy autorët nën kërcënimin e armës kanë ndaluar mjetin dhe i kanë marrë drejtuesit të mjetit, Seit Sinanaj, i cili udhëtonte me gruan, një sasi të madhe parash.
Deri më tani nuk dihet sasia e parave që janë grabitur.
Agresoret ende nuk janë identifikuar, ndërsa janë shoqëruar disa persona në polici. Kjo e fundit ka ngritur disa pika kontrolli dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal