Goditet grupi italo-shqiptar, sekuestrohet një Lamborghini

483
ITALI – Policia italiane ka arrestuar tetë persona dhe ka denoncuar 13 shqiptarë dhe italianë për trafik droge.
Guardia di Finanza përveç arrestimeve ka sekuestruar 20 prona, 10 makina të shtrenjta përfshi një Lamborghini Gallardo dhe një barkë që kapin në total një vlerë prej 1 milion euro.
Gjithashtu gjatë operacionit policor u sekuestruan 1 kg kokainë dhe 3 kg marijuanë.
Hetimet për grupin italo-shqiptar nisën në mars të vitit 2014, ku policia kishte dyshime se pjesëtarët merreshin me shitjen e kokainës dhe marijuanës.
Mes të arrestuarve janë shqiptarët A.G. 28 vjeç, A.D. 23 vjeç, M.G.A. 30 vjeç si dhe dy të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. 
Sigal