Goditet banda italo-shqiptare, sekuestrohen 520 kg marijuanë dhe 18 kg kokainë

427
Sigal

Policia italiane ka goditur një bandë kriminale italo-shqiptare që vepronte në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ata vepronin midis  Evropës Veriore, Lombardisë dhe Toskanës. Në total janë arrestuar 14 persona, sekuestruar 520 kg marijuanë dhe 18 kg kokainë. Mes të arrestuarve disa shqiptarë dhe italianë.

Arrestimet janë bërë në kuadër të  operacioni t të koduar “BusLijnen” (“linja e autobusit”, në holandisht), kryer nga komanda e Guardia di Finanza e Firences.  Policia arrestoi 11 persona të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të drogës  (3 prej të cilëve ishin arrestuar në flagrancë gjatë hetimit).