Gjirokastër, përmbyset zetori, humb jetën 85 vjeçari

86
Sigal

Një 85 vjeçar ka humbur jetën në fshatin Karjan Gjirokastër, teksa zetori me të cilin po punonte u përmbys.

Njoftimi

Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.