Gjirokastër/ Kurora me pisha merr flakë, rrezikohen disa banesa

410
Sigal

Një zjarr masiv ka rënë në orët e pasdites në kurorën e pishave që rrethojnë Gjirokastrën.

Zjarri ka rënë në lagjen Granicë e sipërme.

Për shkak të këtij zjarri, janë rrezikuar disa banesa që ndodheshin në afërsi.

Ndërkohë që është djegur një sipërfaqe e konisderueshme me bimësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrëfikës të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.