Gjendet trupi i pajetë i një 71- vjeçari në Tiranë, s’ka shenja të dukshme dhune

405
Sigal

Një trup i pajetë është gjetur sot në mëngjes në zonën e ish-fabrikës së qelqit në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Y.H 71 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se viktima nuk ka shenja të dukshme dhune.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për shkakun e vdekjes së të moshuarit.