Gjendet i vdekur roja në një biznes në Vorë

384
Sigal

Eshtë gjetur i vdekur një roje e një biznesi në Vorë.

Sipas njoftimeve paraprake të policisë ai ka varur vehten.

Ndërkohë që hetimet kanë nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Ja informacion paraprak i policisë

Rreth orës 08:10, në Vorë në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar (me detyrë roje).

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.