Gjendet i vdekur 39-vjeçari në Vlorë. Ja ku dyshojnë familja dhe policia

687
Një 38- vjeçar është dërguar nga familjarët e tij në Spitalin Rajonal të Vlorës i pajetë.

Uniformat blu të qytetit bregdetarë bëjnë me dije se për ngjarjen janë lajmëruar rreth orës 02:50 nga spitali, se kishte mbërritur i pajetë L.Th, 38 vjeç.

Sipas familjarëve të të ndjerit, ai ishte një përdorues i lëndëve narkotike, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur ekspertizën ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes së 38- vjeçarit L.Th.

Njoftimi i policisë:
Më datë 08.09.2017, rreth orës 02:50, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë është transportuar me ambulancë nga familjarët, i pa jetë shtetasi L.Th., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas familjarëve bëhet e ditur se shtetasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike (drogë).

Grupi hetimor së bashku me ekspertizën ligjore po vazhdojnë kryerjen e veprimet përkatëse për zbulimin e shkakut të vdekjes.
Sigal