Gjendet i pajetë endacaku në Tiranë

225
Sigal

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës “Mine Peza” në kryeqytet.

Sipas informacionit paraprak, dhënë nga Policia, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.10.2020, rreth orës 13:01, në rrugën “Mine Peza”, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.