Gjendet i mbytur në liqen 85-vjeçari në Tropojë, dyshimet e para

280
Sigal

Një 85-vjeçar i identifikuar si Hasan Vatnikaj është gjetur i pajetë në Tropojë në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës”, në ujërat e liqenit Fierzë.

I moshuari që ishte denoncuar i zhdukur tre ditë më parë nga familja e tij, është gjetur sot i mbytur.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se i moshuari është vetëmbytur. Hasan Vatnikaj vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.

Njoftim i policisë:

Më datë 14.01.2021, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës”, në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit të humbur Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram Curri.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Hasan Vatnikaj nuk janë konstatuar shenja dhune. Në bazë të veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur.

Më datë 11.12.2020, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit Hasan Vatnikaj, i cili vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim.