Gjendet e vdekur pranë një parcele bujqësore një grua në Fushë-Arrëz

532
Një grua në Fushë Arrëz është gjetur e vdekur nga banorët të cilët kanë njoftuar policinë.
Viktima është Bardhe Paluca e cila u gjet mbrëmjen e sotme pranë një parcele bujqësore në Qafë Mali.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht viktima nuk raportohet të ketë shenja dhune.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.
Sigal