Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në një lokal, nuk ka të lënduar

510
Një shpërthim i fuqishëm, i dyshuar me tritol ka ndodhur në Fushë Krujë në një lokal. Mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Partizani” në orët e vona të natës së lënë pas, në të cilin ishte vendosur një billbord i Partisë Demokratike, i kandidatit Hamdi Pasha. 
Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëmtime tek gjeneratori i lokalit, janë dëmtuar xhamat si dhe një mjet i parkuar aty pranë me targë KR8533A, tip sharon, ngjyrë gri, në pronësi të shtetasit H.I. Ky lokal është në pronësi të shtetasit Kurt Q., 45 vjeç, banues në Krujë, i cili është edhe nënkryetar i komunës Thumanë. 
Nga ana e uniformave blu janë kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin, zbulimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. 
Sigal