Fshehu vdekjen e gruas, Apeli lë në fuqi masën e arrestit në burg për Shefqet Likën

134
Sigal

Apeli i Tiranës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj Shefqet Likës, i cili akuzohet se fshehu vdekjen e gruas së tij.

Shefqet Lika akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Shahe Lika u gjet e varur në një serë pranë banesës së saj në Kamëz, por bashkëshorti e raportoi si vdekje natyrale. Ishin familjarët e viktimës që njoftuan policinë me pretendimin se bashkëshorti i saj nuk ka treguar të vërteten.

Gjatë dëshmisë në polici, 56-vjeçari tha se bashkëshortja ishte vetëvarur, por nuk tregoi sepse fëmijët dhe vëllezërit e saj nuk do e besonin dhe do e akuzonin për vrasje.

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Në datën 05.09.2022, rreth orës 07:30, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur shtetasi me iniciale S.B, i cili ka kallëzuar se ka dyshime në lidhje me vdekjen e motrës së tij, ndaj bashkëshortit të saj me iniciale SH.L, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim SH.L, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 99  dhe 301  të  Kodit Penal.
Me vendimin nr. 1862 Regj.Them, datë 08.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
–         Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim SH.L.
–         Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit SH.L, ate të “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim SH.L, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin nr, 856 datë 04.10.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit 1862 Akti, datë 08.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.