Frika e hakmarrjes pas vrasjes së kushërinjve në Laç, ja çfarë po ndodh me familjet e autorëve të krimit

479
Sigal

Vrasja e dy kushërinjve Jushi të dielën në mbrëmje në Laç, nga vëllezërit Bushi, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje fenomenin e ngujimit dhe të gjakmarrjes.

Tri ditë pas ngjarjes, pjesëtarë të fisit Bushi, janë ngujuar në banesat e tyre nga frika e një hakmarrje të mundshme nga pala tjetër.

Deri më tani sipas dinamikës së zbardhur të ngjarjes, gjithçka ka ndodhur për një foto të postuar në facebook.

Ka qenë vëllai i vogël i Markel Bushit ai i cili pas grindjes me dy kushërinjtë mori në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn  e tij Vinceskun të cilët më pas qëlluan me armë zjarri dy kushërinjtë Erjon dhe Kelvin Jushi.