FOTO+VIDEO/ Vidhte televizorë e materiale ndërtimi, pranga ‘skifterit’, në kërkim shokët

474
Sigal

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se për nje sere vjedhjes. Burime zyrtare nga policia e Tiranes bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin E. P., 27 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni i koduar “Shëtitësit”. Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë. Ndalohet 1 shtetas si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Autorët vidhnin televizorë, sende dhe materiale ndërtimi, sende dhe materiale parukerie, kabuj elektrik, një sërë kaçavidash dhe mjete prerëse, ku më pas i shisnin në qytetin e Durrësit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 6, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, kryesisht në zonën e Unazës së Re.


U ndalua shtetasi:


• E. P., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

• M. V., 31 vjeç, banues në Tiranë.

• A. L., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Unazës së Re, Kombinat dhe në disa rrethina të Tiranës.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

1. Më datë 13.03.2018 në Unazë të Re dyshohet se kanë vjedhur dyqanin me vegla pune si dhe disa kuti me tela të ndryshme elektrike, me ngjyra e dimensione të ndryshme në pronësi të shtetasit A.P.

2. Më datë 14.03.2018, në rrugën “Sokrat Miho” në zonën e Unazës së Re në Tirane, dyshohet se kanë vjedhur një televizor, në një magazine në pronësi të shtetasit M.K.

3. Më datë 03.03.2018, në rrugën “Azem Meshi”, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kasetofonin e mjetit tip “ Fiat” në pronësi të shtetasit G.S.

4. Më datë 06.03.2018, në rrugën “Thoma Koxhaj” gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur magazinën në përdorim nga shtetasi E.D., ku i kanë marrë disa vegla pune.

5. Më datë 08.03.2018 tek ‘Astiri’ dyshohet se kanë vjedhur celularin e shtetasit G.F.

6. Më datë 08.03.2018 në Katund të Ri, dyshohet se ne një lokal kanë vjedhur celularin e shtetasit M.V.

7. Më datë 12.03.2018 në rrugën “Tre Dëshmorët”, në bodrumin e një pallati dyshohet se kanë vjedhur me thyerje punishten e duraluminit në pronësi të shtetases E. K., ku kanë marrë një gur fresibël dhe një trapan.

8. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se kanë vjedhur një magazinë që përdorej nga shtetasi A.Z., ku kanë marrë një vinç dhe dy pompa uji.

9. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet kanë vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit A.S.,ku kanë marrë dy makina qethje dhe një televizor plazma.

10. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën e shtetasit A.S., ku kanë marrë dy saldatriçe dhe 30 metër linear kabull.

11. Më datë 26.02.2018 në rrugën “Panajot Pano”, dyshohet se kanë vjedhur targën e parme dhe të pasme të mjetit tip “Honda”, në pronësi të shtetasit E.K.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “ Benz” në posedim nga shtetasi E. P, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

një televizor plazma, disa materiale elektrike, disa kabuj elektrikë.

Gjithashtu iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

29214212_407841659641676_5933695205747195904_n

29217088_407841622975013_4660039516160000_n

29217118_407841649641677_6509194482376769536_n