FOTO+VIDEO/ Operacioni nga deti e toka në Jug, radari kap velierën me 1 ton drogë, por trafikantët zhduken

445
Një tjetër operacion i përbashkët antidrogë po vijon të zhvillohet në det e tokë. Operacioni nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier.
Operacioni me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë. Operacioni ka nisur në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force .
Në operacion më pas janë përfshirë edhe Roja Bregdetare, GdF, DV.P. Vlorë, D.V.P.Fier e FNSH Fier.
Sekuestrohet rreth 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa. Bllokohet midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar. Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det.
Policia po rikuperon lëndën narkotike. Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë. Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.Vijon operacioni. Për hollësi të mëtejshme në përfundim të veprimeve.
Sigal