FOTOT e dy të rinjve, cili është Xhaferi që i mori jetën Xhuljetës 19-vjeçare

1397
Sigal

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën sot në Tiranë: Xhuljeta Çuni 19 vjeçe dhe Xhafer Mata, 31 vjeç. Krimi u krye nga ky i fundit, i cili po ashtu ka qëlluar veten me pistoletën me të cilën vrau vajzën tepër të re në moshë.

Sipas burimeve paraprakrake, Xhulejta ishte nga Vinjolli i Mirditës dhe Xheferi nga Kalimashi i Kukësi. Të dy jetonin në Tiranë.

Djali dhe vajza kanë pasur një debat të ashpër në rrugë me njeri tjetrin; aty 31-vjeçari e ka qëlluar me armë vajzën, e cila ka vdekur në vend.

Më pas, Xhafer Mata është larguar dhe pasi ka kapërcuar rrugën, tejet i tronditur, ka hyrë mes pemëve dhe ka qëlluar veten. Plumbi nuk ia ka marrë jetën. Ende gjallë në gjendje të rëndë ai është transportuar për në spital dhe ndodhet në reanimacion.

NJOFTIMI I POLICISE SE TIRANES:

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje. Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

 

Komentet

Shto koment