FOTO/ Tentoi të kalojë 1 kg drogë në Mal të Zi, kapet lushnjari në Shkodër (Emri)

451
Policia kufitare në Shkodër ka goditur një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative me datë 10.09.2017 u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi: Ilikri Mile , 25 vjeç , banues në fshatin Krutje, Lushnje

Arrestimi i tij u bë pasi nga patrulla e kufirit të SPKM Shkodër në vendin e quajtur Shtuf, Njësia Administrative Ana e Malit, Shkodër, është konstatuar duke lëvizur në rrugën e fshatit Shtuf në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku është bërë ndalimi dhe kapja e shtetasit Ilikri Mile, ku pas kontrollit të bërë në çantën që posedonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako e mbeshtjellë me letër natriban, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar “Cannabis Sativa “ e cila pas peshimit rezultoi rreth 1 kg.

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.


Sigal