Foto/Shtëpia përfshihet nga flakët, e moshuara që jetonte e vetme humb jetën

311
Sigal

Një e moshuar ka humbur jetën në Devoll si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar si Nezaqet Gjeza, 89 vjeçe e cila jetonte vetëm në shtëpi.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:00 kur fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë parë flakët që dilnin nga shtëpia e të moshuarës dhe kanë njoftuar policinë.