FOTO/ Sekuestrohet 170 kg drogë, 5 në pranga. Emrat

552
Mbi 170 kilogramë marihuanë u konfiskuan nga karabinierët e Maglie-s këtë të martë, gjatë dy operacioneve të veçanta, raportojnë mediat italiane. Në Cutrofiano, u arrestuan 34-vjeçari Leonardo Lisi dhe 29-vjeçarja Adriana Minerba. Në banesën ku jetonte çifti, efektivët gjetën rreth 26 kg marijuhanë të ndara në 35 paketime. Në banesë u gjetën e sekuestruan edhe dy peshore precizoni dhe materiale për konfesksionimin e drogës, si dhe një paketim me rreth 1 gram kokainë.
Po mëngjesin e sotme, raportojnë mediat lokale, operacioni i dytë u zhvillua në Galatone. Tre persona u arrestuan. Ata u vunë në pranga pasi dolën në këmbë nga një garazh. Aty, efektivët gjetën rreth 143.2 kg marijuhanë të ndara në 22 paketime me celofan, si dhe një peshore dhe materiale për konfeksionimin e drogës.
Gjatë operacionit të dytë u arrestuan: Glorent Jazo, 22 vjeç; Gabriele Avdurramani 23 vjeç dhe Indrit Avdurramani 28 vjeç, të tre të lindur në Vlorë dhe pa një vendbanim të regjistruar në Itali.


Sigal