Një shqiptar 44 vjeç u vetëdorëzua te karabinierët për incidentin e provokuar të enjten mbrëma në autostradën 28 në afërsi të Lacchiarella-s (Milano), që shkaktoi vdekjen e një gruaje 73 vjeçe dhe plagosjen e vajzës së viktimës 45 vjeçe.
Shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet me dije) u paraqit bashkë me avokatin rreth orës 12 në stacionin e karabinierëve në Assago (Milano) që e arrestuan.
Ai tha në dëshminë e tij se udhëtonte i vetëm, raportojnë mediat italiane.