FOTO/ Operacion në Greqi, kapen 155 kg drogë në Kostur, pranga tre shqiptarëve

659
Policia greke vijon operacionet në kufi, kapen edhe 155 kg marijuanë. Operacioni i policisë është zhvilluar në Kostur, ku u ndaluan dy mjete që vinin nga kufiri i gjelbër. Mjeti i parë drejtohej nga një 34-vjeçar shqiptar, ndërsa me të ishte edhe një shqiptar tjetër 30 vjeç.
Droga u gjet në mjetin e dytë, ku policia zbuloi 6 çanta që përmbanin 149 pako me 155 kg e 855 gramë marijuanë. Edhe mjeti i dytë drejtohej nga një shqiptar 25 vjeç. Policia iu vuri prangat të tre shqiptarëve, ndërsa sipas policisë greke, dy të parët kishin detyrën të kontrollonin rrugën. Operacioni çoi gjithashtu në sekuestrimin e 2000 eurove, 4 celularëve e 7 kartave SIM.
Prej 20 janarit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht në zonën Kostur-Follorinë, policia greke ka sekuestruar 2.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria, çka shënon një numër rekord rastesh që janë sekuestruar sasi të mëdha droge.


Sigal