FOTO/ Nga Kryeministria tek Ambasada e Kroacisë, vijon protesta e tifozëve

493
U zhvilluar përpara kryeministrisë protesta e lajmëruar kundër ekstradimit të Ballist Morinës në shtetin serb. Edhe pse numri i të pranishmëve nuk ishte i jashtëzakonshëm u vu re një organizim me banderola edhe kore të ndryshme.
“Nëse keni dinjitet dhe jeni shtet ktheni heroin në shtëpinë e vet”, shkruan një nga banderolat e tifozëve.

Tifozët ishin të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës, ku presin një vendim anulues për ekstradimin e heroit shqiptar të Beogradit.

“Ekstradimi i Morinës tradhëti e shtetit ndaj popullit dhe veprës së tij”, kishin shkruar tifozët në banderolën tjetër të shoqëruar edhe me foton e Ballistit.

Në protestë nuk mungon as vëllai i Ismail Morinës (Xhevahiri), i cili kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria shqiptare.
Sigal