FOTO/ Makina në Korçë merr flakë në lëvizje, terrorizohen banorët

464
Një automjet është përfshirë nga flakët sot në Korçë ndërsa ka qenë në lëvizje. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Belorta, ku automjeti tip “Nisan” ka marrë zjarr në ecje e sipër, ndërsa ka shkaktuar alarm tek banorët.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, e cila po bën shuarjen e flakëve. Policia bën me dije se dëme në njerëz nuk ka. Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sigal