FOTO/ Ekzekutohet shqiptari në Berlin, ja dyshimet e policisë

526
Sigal

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Berlinit, në pragun e shtëpisë së viktimës.

Prestigjozja gjermane “BILD”, shkruan se shqiptari i vrarë është një 47-vjeçar, ndërsa endenuk është bërë i ditur emri i tij.

Sipas policisë, autor i krimit është një tjetër shqiptar, rreth 60 vjeç, ndërsa nga ato që bën publike Bild, shqiptari fillimisht është qëlluar me plumb në kokë dhe më pas edhe në trup.

Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë të ndodhur në Berlin, por policia ka shpallur në kërkim autorin.