FOTO/ Arrestohet shoferi i kamionit, i dha 500 lekë policit që të shmangte gjobën

492
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative, arrestohet në flagrancë shoferi.

Arrestimi është bërë mëngjesin e sotëm nga efektivët e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Kurbin, në aksin rrugor Skuraj-Fushë Milot.

Në pranga është vënë 55-vjeçari me inicialet H. P., banues në Tiranë

Ky person i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip kamion me shpejtësi tej normave të lejuara.

Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme.
Sigal