FOTO/ Arrestohet në Spanjë njeriu që vra dy shqiptarë në 2012. Emrat

496
Sigal

Kërkohej prej vitit 2012 për vrasjen e dy shqiptarëve dhe më në fund është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për një italian të shpallur në këkrim prej 6 vitesh.

Arrestimi i Mattia Archinito është bërë paraditen e djeshme në një lokalitet në Barcelonë.

Siç shkruajnë mediat italiane, dy vëllezërit Maurizio dhe Mattia Archinito akuzohen për vrasjen e dy shqiptarëve Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka, 27-vjeç, dajë dhe nip.

Image

Maurizio dhe Mattia Archinito

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në nëntor të vitit 2012 në Abbiategrasso dhe nga hetimet është zbuluar se gjithçka kishte të bënte me kontrollin e trafiqeve.

Maurizio u arrestua në korrik të vitit 2017, ndërsa ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë dhe pas Gjykata Supreme e ka kthyer edhe njëherë çështjen nga fillimi.

Vëllai i tij Mattia që është arrestuar dje, ka pranuar krimin dhe duhet të vuajë 22 vite burg.

Image