Fier, makina përplas motoçikletën, humb jetën 29-vjeçari. Policia jep detaje

294
Sigal

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit, Alban Petro, 29-vjeç, humbi jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesin i automjetit, Q.K., 53-vjeç dhe po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.