Fier/ Makina përplas këmbësoren, përfundon në spital

538
Sigal

Një drejtues mjeti në Fier ka përplasur një shtetase dhe për pasojë kjo e fundit, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore .

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Patos. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Fiat” dhe po merret në pytetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

“Në datë 07.11.2018, rreth orës 05:45,  në aksin rrugor Fier-Patos , në afërsi të karburant “Braka Oil”, shtetasi N.T, 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka goditur një këmbësore.Shtetasja e dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi N.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetases së aksidentuar”, njofton policia.

foto galeri foto galeri