Fier, kaluan botet me naftë pa kontroll, 1 doganier i ndaluar, 3 në procedim penal

389
Policia e Fierit ka ndaluar gjatë operacionit “Boti” një doganier ndërsa për 3 të tjerë ka nisur procedimi penal për veprën e “shpërdorimit të detyrës”.  4 doganierët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë kohës që kanë qenë me shërbim në Ballsh, kanë lejuar të kalojnë 3 bote me naftë pa ju nënshtruar kontrollit doganor.
I ndaluari është Adrian Alikaj, 47 vjeç, me detyrë dofanier në doganën e Fierit. Ndërsa 3 doganierët e tjerë për të cilët ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, janë punonjësit e sistemit doganor me inicialet B.N, 47 vjeç, N.B 46 vjeç dhe A.S, 30 vjeç. Sakaq hetimet vazhdojnë për zbardhjen e çështjes.
Sigal