“Festoni e konsumoni alkool por mos drejtoni makinën”, paralajmërimi i Policisë: S’do tolerojmë

638
Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Kryekomisar Erion Ahmeti ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët në prag të ndërrimit të viteve.
Ahmeti iu ka bërë apel qytetarëve të festojnë, të konsumojnë alkool por të mos drejtojnë automjetin. Ai thekson se policia nuk do tolerojë askënd.
“Festoni, konsumoni alkool, por mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Policia Rrugore nuk do tolerojë askënd në këtë drejtim, pasi konsumi i alkoolit, dhe shpejtësia tej normave të lejuara, janë burim aksidenti, rrezikojnë dhe vrasin jetën, errësojnë ngjyrat festive. Përdorni mjetet e transportit publik, do t’ju kushtojë shumë më lirë e do jeni më të sigurt. Gëzuar Vitin e Ri 2018″, deklaroi Ahmeti.
Sigal