Fëmija 17 muajsh përlpaset nga furgoni pa targa

416
MALLAKASTËR- Një foshnje 17 muajshe ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele ne fshatin Kute të Mallakastrës. Fëmija është shtypur nga një mjet tip furgon pa targa në oborrin e shtëpisë së saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:20 të mëngjesit të sotëm kur 31 vjeçari Gezim Dervishi i cili drejtonte furgonin tip Nisan, po ndihmonte komshiun e tij për transportin e ullinjëve. dhe pasi kanë shkarkuar thasët me ullinj në oborrin e familjes Minaj, 31 vjeçari ka nisur të largohej por ka përplasur aksidentalisht foshnjen e cila kishte dalë jashtë oborrit.
Goditja me furgon ka qën fatale per fëmijen duke i shkaktuar vdekjen e mënjeherëshme. Ndërkohë policia ka shoqëruar për në komisariatin e Mallakastrës shoferin e furgonit
Sigal