‘Familja jeton me frikë…’/ Zhduket 17-vjeçari shqiptar në Britani, autoritetet kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

97
Sigal

Një 17-vjeçar shqiptar është në listën e policisë së Yorkshire, në mesin e 7 personave të zhdukur. Leotrimi nga Shqipëria është parë për herë të fundit në zonën e rrugës Stanhope të Wheatley, Doncaster, rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, 31 janar, raportojnë mediat britanike.

Me gjithë hetimet e shumta në Britani dhe në Shqipëri, Leotrimi nuk është gjetur dhe shqetësimet për 17-vjeçarin janë rritur. Familjarët jetojnë në frikë që ende nuk kanë asnjë lajm për të birin.

Nuk dihet se çfarë ishte veshur për herë të fundit Leotrim, por ky imazh është i vetmi që policia mban prej tij. Ai përshkruhet si i bardhë, me flokë të shkurtër dhe sytë kafe të errët