Policia Kufitare e Durrësit i ka bllokuar një shtetasi nga Mati, 20.300 paund britanik, që ai nuk i deklaroi në kufi kur hyri në portin e Durrësit. Kontrolli i imtësishëm u bë në kuadër të bashkëpunimit me Policinë italiane në Bari, pasi dyshohej se në makinën e shtetasit në fjalë ishin fshehur vlera monetare.
POlicia njoftoi se më datën 21.10.2018 është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm, B.D, 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londer, Angli, i cili kishte mbëritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës. Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B. D. iu gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.
Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20 300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “ Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale” .