“Epilog”, ja pamjet e operacionit antidrogë

464
Publikohen pamjet e operacionit policor antgidrogë të koduar “Epilog”, që shkatërroi bandën e strukturuar kriminale të tregtimit dhe shpërndarjes së drogave të forta kokainë dhe heroinë në kryeqytet.
Banda e shpërndarjes së kokainës dhe heroinës përbëhej nga 35 persona mes tyre edhe dy vajza të moshës 28 dhe 31 vjeç.
Ajo funksiononte si një aktivitet i mirëfilltë tregtar. Puna fillonte në orën 08:00 deri në orët e mbrëmjes dhe për shpërndarjen përdoreshin një motor skuter dhe një makinë e vogël Ford Fiesta.
Gjatë këtij operacioni të koduar “Epilog” u arrestuan 25 persona, 5 u shpallën në kërkim dhe 5 të tjerë po procedohen. Sipas policisë “vlera e drogës e cila është tregtuar në dy vite kap shifrën e 900 mijë euro.”
Prokuroria ka zbardhur skemën sesi funksiononte shpërndarja e drogës në zona të ndryshme të kryeqytetit mes personave të arrestuar të kishin lidhje me njëri-tjetrin, pavarësisht se dukej se vepronin në mënyrë të pavarur.
Drejtori i policisë së Tiranës doli mbrëmjen e së mërkurës 18 nëntor 2015 në një konferencë, ku dha detajet e operacionit.

Sigal