EMRI/ Vetëm 18 vjeçar, me armë në brez, arrestohet

514
Sigal

Eshtë arrestuar nga policia një përson në Durrës pasi qërkullonte më një armë të tipit pistoletë me vehte.

Në prangat e policisë ka rënë Merlino Disha 18 vjeçar si dhe është sekuestruar një pistoletë më tre fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13 kur Disha ishte pasgjer në një makinë tip benz.

Ja njoftimi i policise per ngjarjen

Policia e Durrësit arreston në flagrancë një shtetas, i cili qarkullonte me armë me vete.

Tetëmbëdhjetë vjeçarit i sekuestrohet një pistoletë dhe fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të zbatimit të planit të masave për kapjen e personave në kërkim si dhe ato që posedojnë sende të kundraligjshme, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, rreth mesnatës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• M.D, 18 vjeç, banues në Burrel.

M.D, në lagjen Nr.13, Plazh – Durrës fuke udhëtuar me një mjet tip Benz (pasagjer), gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një kreher me 3 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal