EMRI/ Udhëtonte si pasagjer në “Ford Focus”, kontrolli çon në pranga 25-vjeçarin nga Vlora

425
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar një të ri, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën me të cilën udhëtonte iu zbulua një sasi droge që mbante me vete në trup. Sipas policise në pranga ka perfunduar shtetasi Shpëtim Malaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugorë Vlorë-Novoselë, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në automjetin tip “Ford Fokus” dhe pas kontrollit fizik të tij, iu gjet e fshehur në trup në sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva”- njofton policia.

Njoftimi 

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Shpëtim Malaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugorë Vlorë-Novoselë, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në automjetin tip “Ford Fokus” dhe pas kontrollit fizik të tij, iu gjet e fshehur në trup në sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/1 i Kodit Penal.