EMRI/ Tentoi të vrasë me armë zjarri një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

502
Sigal

Polcia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Fatjon Aliraj, 31 vjeç, pasi akuzohet si autori i dyshuar i vrasjes së mbetur në tentativë në Gusht të 2018-ës .

Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhërit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, Fatjon Aliraj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M.

Policia bëri ndalimin e tij për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.