EMRI/ Shqiptari gjendet i vdekur brenda në banesën me qira, detajet e policisë

459
Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij që kishte me qira në Prizren. Vangjush Çerkezi, 61 vjeç, u gjet i pajetë dje. Çerkezi punonte në projektin e Kalasë së Prizrenit dhe ishte skulptor me profesion.
Dje ai nuk ishte paraqitur në punë dhe kolegët e tij i kishin shkuar te banesa ku edhe e kishin parë atë pa shenja jete. Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha. Ai tha se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion përderisa nuk janë vërejtur rrethana tjera të dyshimta.
“Një qytetar, skulptor me profesion, nuk është paraqitur në punë. Ai është gjetur afër tavolinës së punës në banesë pa shenja jete”, tha Haziri. Familja e të ndjerit, nga Korçë, jetojnë në Greqi.
Sigal