EMRI/ Plagosi me thikë një person 3 vite më parë, kush është i arrestuari

617
Një 39-vjeçar, që ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje ka rënë në prangat e policisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Armando Balilajn.
Raportohet se Balilaj akuzohet se në vitin 2015 ka plagosur një person me thikë tek ‘Sheshi Shqiponja’.
NJOFTIMI I POLICISË
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Më datë 12.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.B, vjeç 39, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.
Sigal