EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi krim.inal, arrestohet i riu në Pukë

78
Sigal

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pukës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga një gjykatë italiane.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Verdikti’ është bërë i mundur arrestimi i Sokol Myftarajt, i cili ishte akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal.

Arrestimi i të riut është bërë me qëllim ekstradimi drejt vendit fqinj Italisë. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e 23-vjeçarit drejt Italisë.