EMRI/ Kreu 16 vjedhje në Tiranë, policia ve në pranga autorin

56
Sigal

Policia e Shtetit ka nxjerrë sot një njoftim mbi finalizimin e operacionit policor të koduar “Cases”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Operacioni kishte për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur dokumentimi i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese të ndryshme në Tiranë. Shërbimet policore kanë arrestuar shtetasin Ergi Gjeçi, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet si autor i këtyre vjedhjeve.

Policia njofton se operacioni u organizua pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, me mbështetjen e inteligjencës policore. Materialet për këtë rast i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.