Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 50-vjeçarit, Alfred Dedja. Burime për media, bëjnë me dije se uniformat blu kanë identifikuar si autor të vrasjes së 50-vjeçarit, shtetasin Julian Gjoshi nga Shijaku.
Paraprakisht ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Alfdred Dedja, rreth 50 vjeç.
Autori është futur brenda në lokal kur ka qëlluar ndaj viktimës, teksa ky i fundit po dilte. Viktima ka qenë në lokal, ndërsa dyshohet se Julian Gjoshi e ka qëlluar dhe është larguar menjëherë me një automjet tip ML të zezë në drejtim të Tiranës
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.