EMRI/ Hynë të vjedhin kasafortën e hotelit në Dhërmi, telefonata që “tradhëtoi” të rinjtë

514
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të vidhte kasafortën e një hoteli në Dhërmi. Mateo Ramo, banues në Vlorë është i riu i arrestuar i cili në bashkëpunim me një shtetas të tjetër kanë tentuar të vjedhin me dhunë e forcë kasafortën.
“Më datë 20.09.2017, në Sallën Operative Himarë ka ardhur një telefonatë prej administratorit të një hotel-restoranti në Dhërmi, se ka konstatuar ti vidhet kasaforta e biznesit.
Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: dy shtetas(njëri prej tyre ende i paidentifikuar), kanë tentuar të vjedhin me dhunë e forcë, kasafortën e hotel-restorantit në pronësi të shtetasit K.M..
Në përfundim të hetimeve si edhe nga reagimi në kohë dhe puna e mirorganizuar prej strukturave të policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimit në flagrancë të shtetasit Mateo Ramo, 23 vjeç, banues në Vlorë”informon policia.
Nga ana e bluve po punohet për identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Vjedhja”.
Sigal