EMRI/ Humb jetën punëtori shqiptar në Itali

58
Sigal

Një 43-vjeçar shqiptar nga Kosova, ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga lartësia e skelës në një kantier ndërtimi në Sardenjë të Italisë.

Sipas mediave italiane, Bashkim B. ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra nga skela e kantierit dhe ka ndërruar jetë në vend

NOA

Tragjedia ka ndodhur pasditen e së shtunës,  24 shkurt.

Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi në ato momente nuk ka qenë në punë, por kishte shkuar në kantier për të përshëndetur kolegët e tij.

Megjithatë, Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes tragjike.