EMRI/ Gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit Shkumbin, dyshimet e para

152
Sigal

Një 48-vjeçare e identifikuar si Nexhmije Hasani, është gjetur e pajetë në anë të lumit Shkumbin në afërsi të fshatit Mirakë, në Librazhd. Nga informacionet paraprake dyshohet se gruaja është vetëmbytur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja N. H., rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur.

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë  konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.